Mbi 1500 pamfleta që nxisin urrejtje konfiskohen në veri

Mbi 1500 pamfleta në gjuhën serbe e që nxisin urrejtje janë konfiskuar nga policia në veri.

Lidhur me rastin, policia tashmë ka arrestuar një person.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se një i mitur është hasur duke ngjitur pamflete me gjuhë të urrejtjes.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Tre nga ta janë intervistuar, janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”, u shpreh ai.

Tutje, Elshani tha se përveç personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur. Mbi 1500 kësi pamfleteve janë konfiskuar”, theksoi ai.

Po ashtu, Elshani tha se katër bastisje janë zhvilluar deri tani, tri në Mitrovicë veri, dhe një në Zubin Potok.

Ndryshe, pamfletet me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin: “Komandant Suprem, ju presim”, u vendosën edhe para disa ditëve në veri.

Përveç në Mitrovicën e Veriut, këto pamflete u shfaqën gjatë fundjavës edhe në tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Prokuroria kishte njoftuar se ka nisur hetimet mbi rastet, por që deri tani nuk ka diçka zyrtare se kush qëndroi prapa atyre pamfleteve.

Lajmet Mbi 1500 pamfleta që nxisin urrejtje konfiskohen në veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>