Mbappe vazhdon me rekorde, shkruan historinë te PSG

PSG kaloi pa vështirësi skuadrën e Pys de Cassel në Kupën e Francës, me parisienët të cilët triumfuan thellë 0-7 në udhëtim.
Sulmuesi francez Kylian Mbappe ishte autori i pesë golave dhe kjo ishte risia e mbrëmjes, pasi Mbappe vendosi një rekord si në aspektin personal ashtu edhe ekipor, pasi 24-vjeçari u bë lojtari i parë i PSG që shënon pesë gola në një ndeshje.
Mbappe deri më tani në këtë edicion numëron 24 ndeshje dhe 25 gola duke ecur në hapat e duhura për të thyer numrat e sezonit të tij më të mirë.
Mbappe dy sezone më parë shënonte 42 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Lajmet Mbappe vazhdon me rekorde, shkruan historinë te PSG >> Rahoveci.INFO.