Mbappe: Në Serie A do të luaja për Milanin

Kylian Mbappe i ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë përkohësisht.
Ylli francez i është përgjigjur një tifozi para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të më të mirëve për vitin 2022, që u mbajt në Paris të Francës.
Në përgjigje të pyetjes për një të ardhme eventuale në Itali, ylli i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares së Francës u përgjigj: “Nëse do të vija në Serie A, do ta bëja këtë për Milanin”.
Natyrisht, një mundësi e tillë për momentin është thuajse zero duke e pasur parasysh rrogën e tij stratosferike dhe qindra miliona eurot që i kërkon PSG-ja për shitjen e lojtarit, i cili shihet më afër transferimit në Real Madrid.
Lajmet Mbappe: Në Serie A do të luaja për Milanin >> Rahoveci.INFO.