Mbahet seanca për Gërdecin, Mediu: Po hidhet baltë, unë si ministër i Mbrojtjes nuk kisha informacion

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur pas seancës në GJKKO ditën e sotme për çështjen Gërdeci. Ai deklaruar se nuk ka shkelur autoritetin e FA-ve, teksa shtoi se i vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shembeshin godina pa leje.

Ish-ministri gjithashtu shtoi se është në interes të gjithë Shqipërisë që të zbardhet çështja Gërdeci.

Çështje që për vite më radhë është hedhur baltë, por sot duket se s’ka të bëjë me interesa të ministrit, sepse ministri s’ka pasur njohje dhe asnjë kontakt me kompaninë shqiptare dhe amerikane. Nuk kam shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura… I vetmi akt shqetësues ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendeshin se në Gërdec po shemben godina pa leje. I vetmi akt shqetësues që mua më ka ardhur si ministër Mbrojtjeje ka qenë një raport i policisë ushtarake ku përmendje që në Gërdec po shembeshin godina pa leje. Ministri i Mbrojtjes e ka adresuar këtë çështje tek autoritetet ushtarak dhe civile. Nuk ka asnjë informacion tjetër që të ketë ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes“, tha Mediu.

Është kërkuar nga të gjithë ata që janë dënuar që të bëhet një eksperimet në raport me shkakun pse ndodhi tragjedia. Është në interes të Shqipërisë që të bëjë një sqarim të plotë të situatës, jo të Fatmir Mediut.

Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dokumenet, informacionet, nuk besoj se ka ndodnjë gjë sekrete rreth këtyre çështjeve.

Lajmet Mbahet seanca për Gërdecin, Mediu: Po hidhet baltë, unë si ministër i Mbrojtjes nuk kisha informacion >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>