Mbahet mesha për Pashkët, Ipeshkvi Dodë Gjergji përcjell mesazhe paqeje

Në vigjilje të Pashkëve Katolike, në Katedralen ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë  u mbajt mesha e pashkëve.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji nga kjo meshë përcolli mesazhe paqeje, ndërsa u lut për më shumë mbarësi për besimtarët.

Imzot Dodë Gjergji duke uruar qytetarët e besimit katolik për festën e Pashkëve, ka ftuar të gjithë njerëzit, të bëjnë ç’është e mundur, që të mbizotërojë paqja e vërtetë, harmonia, barazia dhe toleranca fetare.

Ipeshkvi i Kosovës, ka bërë thirrje që paqja të mbretërojë dhe t’iu jepet fund konflikteve kudo në botë.

“Ftojmë të gjithë njerëzit varësisht bindjeve fetare, përkatësive etnike, apo përgjegjësive politike të bëjmë ç’është e mundur që ndër ne të mbretërojë paqja dhe toleranca, dhe për ta arritur këtë është e domosdoshme të arrihet pajtimi”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e festës së Pashkëve dhe rolin e Shën Nënë Terezës që shërbeu për të mirën e njerëzimit në mbarë botën.

“Drita e Krishtit mbi ne dhe zjarri i dashurisë që ndizet brenda nesh e ka bërë botën më të mirë, nëpërmes të shenjtëve të kishës dhe një nga ato ka qenë Shën Nënë Tereza, bija e kishës sonë që ia kemi kushtuar këtë katedrale,” ka thënë ai.

Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes. /RTK

Lajmet Mbahet mesha për Pashkët, Ipeshkvi Dodë Gjergji përcjell mesazhe paqeje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>