Mbahen konsultimet politike mes Kosovës dhe Malit të Zi

Në Prishtinë janë zhvilluar konsultimet politike në mes dy ministrive të punëve të jashtme të Kosovës dhe Malit të Zi nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe sekretarit të Shtetit të Malit të Zi, Milisav Raspopoviq.

Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimet e fundit botërore.

“Fillimisht, zëvendësministri Ahmeti e njoftoi Raspopoviq për progresin e Kosovës në vitet e fundit. Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces si në fushën e drejtësisë, ekonomisë, infrastrukturës rrugore dhe ajrore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, thuhet se u bisedua për integrimin evropian, përderisa me theks të veçantë u trajtua procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje u tha se zhvillimet e fundit rajonale dhe botërore ishin temë tjetër, ku u diskutua për ndikimin e tyre në rajonin e Evropës Juglindore, veçanërisht në aspektin e sigurisë. /RTK

Lajmet Mbahen konsultimet politike mes Kosovës dhe Malit të Zi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>