Mazhoranca paralajmëron opozitën, Spiropali: Reflektoni ose s’do ketë më komisione bipartizane

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pasi grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës bllokuan mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Spiropali tha se opozita ka 2 mundësi, ose të ndryshojë konceptimin e gabuar që ka për këtë komision, ose të përgatitet për dështim dhe mbylljen e epokës së komisioneve bipartizane për Reforma Zgjedhore.

Spiropali shkruan se qeveria ka idetë e veta për Reformën edhe pse mirëpret çdo platformë të ardhur nga deputetët por theksoi se përballjen me mazhorancën, opozita e ka në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës.

Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore është “instrument për t’u përballur me këtë qeveri dhe këtë kryeministër”, atëherë kush e mendon pa teklif kështu ka dy rrugë: Ose të përgatitet që tani për dështimin e afërt në këtë “përballje” – e bashkë me dështimin të përballet edhe me mbylljen e epokës së komisioneve bipartizane për reforma zgjedhore – ose të ndryshojë pa humbur kohë konceptimin e gabuar të një instance të tillë, duke e kuptuar tani, shpejt, se komisionet e ngritura për produkte ligjore konsensuale, nuk ngrihen për t’u përballur cjepërit brirë më brirë, po për të dialoguar kundërshtarët politikë në kërkim të kompromiseve të pranuara nga palët e përfshira në komision.

Partia Socialiste mirëpret çdo ide apo platformë alternative të të gjithë deputetëve, që nuk i drejtohen komisionit në fjalë nga ballkoni apo nga gryka e bilbilave, por askush nuk bën mirë ta harrojë se edhe Partia Socialiste ka idetë e veta.

Ndërsa përballjen me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, opozitat e disata që kemi në parlamentin e sotëm të karrigeve përmbys, flakadanëve tymhava apo gjumashëve kokëvarur, do ta kenë në qershorin e vitit të ardhshëm. Jo në komisionin e reformës zgjedhore. E patjetër që do të kenë mundësinë ta realizojnë dhe ta shijojnë deri në fund, siç e kanë realizuar dhe shijuar në 8 përballjet e fundit zgjedhore që nga viti 2013”- shkruan Spiropali.

Lexo edhe:

VIDEO/ Dështon Reforma Zgjedhore, opozita bllokon mbledhjen e komisionit

Lajmet Mazhoranca paralajmëron opozitën, Spiropali: Reflektoni ose s’do ketë më komisione bipartizane >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>