Masakra në Frosinone, përplasje mes shqiptarëve, identifikohet autori dhe një nga viktimat

Personi që shihni më sipër është Mikea Zaka, shqiptari 23-vjeçar i arrestuar si autor i ngjarjes mbrëmjen e së shtunës në “Shake bar” në rrugën “Aldo Moro” në Frosinone.

Përplasja me armë zjarri mes shqiptarëve i mori jetën bashkatdhetarit Kasmi Kasen, 27 vjeç, i njohur ndryshe me emrin “Carletto”, dhe la të plagosur tre të tjerë, gjithashtu shqiptarë.

Fillimisht u raportua se autorë të masakrës ishin marokenët dhe ngjarja u interpretua si luftë mes bandave për territor.

Sot mediat italiane japin detaje të reja. Ato raportojnë se viktima me një nga të plagosurit është vëlla, gjithashtu vëllezër janë me njëri-tjetrin edhe dy nga të plagosurit e tjerë.

Policia ka ushtruar kontrolle në makinën Lancia Y, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në rrugën “Aldo Moro” mbrëmjen e së shtunës.

Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmet Masakra në Frosinone, përplasje mes shqiptarëve, identifikohet autori dhe një nga viktimat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>