Marsh protestues në Shkup, prindërit e vik’timave të Koçanit në takim në PTHP dhe MPB

Prindërit e fëmijëve që humbën jetën në diskotekën në Koçan, për herë të parë marshuan në Shkup. Një pjesë e tyre u thirrën në takim me prokurorin shtetëror publik.
“Duke u përgjigjur gjithë pyetjeve të parashtruara dhe dilemave të të afërmve të viktimave, prokurorët i siguruan se hetimi është gjithëpërfshirës dhe se merren parasysh gjithë aspektet e përgjegjësisë eventuale për ngjarjen tragjike. Familjes iu prezantua edhe dinamika e marrjes në pyetje të të dëmtuarve si fazë e ardhshme e procesit parahetimor”, thonë nga Prokuroria Publike.
Marshi vazhdoi para Kuvendit. Disa deputetë, gjatë pauzës së rregullt për drekë, iu bashkëngjitën protestuesve duke thënë se e kuptojnë dhimbjen e tyre.
“Me mirësinë e tij dhe fytyrën e tij engjëlli deshi të shpëtonte sa më shumë jeta, por jo edhe jetën e tij. Për shkak se ishin lënë vetes të luftojnë dhe të shpëtojnë njëri tjetrin. Ai ishte kaq human që nuk mundej t’i lejë shokët e tij që të vdesin”, tha një prindër.
Duke marshuar arritën deri te Ministria e punëve të brendshme.
“Drejtësi në këtë rast duhet të ketë, nëse duam të kemi një shtet normal. Këta fëmijë, nëse duam të kemi shtet normal, asnjëherë nuk duhet të harrohen”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Në marshin e sotëm përkrahje dha edhe ish shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska.