Marrja e leje qëndrimit në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës
Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63.8 %, kundrejt femrave me 36.2 %.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22.7 %, krahasuar me vitin 2022.
Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3712, 3375 dhe 1 693 banorë.
Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15 223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70.9 % të të huajve gjithsej, kundrejt 73.3 % që përbënin në 2022.
Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2023 me 48.3 %.
Në vitin 2023 janë evidentuar 6 630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.
Gjatë vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi përbëhet nga 13 691 meshkuj dhe 7 769 femra.
Grupmosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22.5 % të të huajve gjithsej me leje qëndrimi.
Lajmet Marrja e leje qëndrimit në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës >> Rahoveci INFO.