Marrëveshja PS-Rithemelimi, zbardhet kërkesa e Grupit të PD për dy Komisionet Hetimore

Është zbardhur kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për dy Komisionet Hetimore, për të cilat u tha se u ra dakord në negociatat mes PS dhe “Rithemelimit”.

Komisionet Hetimore do të përbëhen nga 15 anëtarë, të cilët do të hetojnë punën e qeverisë në 2 raste.

Pritet të ngrihet Komision Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-Up në Shëndetësi.

Po ashtum Komision Hetimor pritet të ngrihet edhe për Trajtimin e të dhënëve të sistemit TIMS.

Kujtojmë se opozita e nisi aksionin e protestave në Kuvend, pikërisht me argumentin se mazhoranca po i ndalonte të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Protestat në Kuvend nisën vetëm pak ditë pas vendosjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në “arrest shtëpie” me akuzën për korrupsion, në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Lajmet Marrëveshja PS-Rithemelimi, zbardhet kërkesa e Grupit të PD për dy Komisionet Hetimore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>