Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje të rëndësishme

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, dje në EBA nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shteteve, shkruan TV21. Nga MPB njoftojnë se ministri Toshkovski gjithashtu ka kërkuar që të hiqen vizat për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në EBA.

“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët lirojnë aplikantët që kërkojnë zëvendësimin e patentës së shoferit, nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të kaluar provim në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tv21.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker