Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me betimin e saj në parlament të dielën rindezi një debat të vjetër. Në vend të “Maqedoni e Veriut”, siç është emri i ri i vendit pas ujdisë me Greqinë, ajo përdori emrin “Maqedoni”.

Ambasadorja greke në vend, Sophia Philippidou në shenjë proteste u largua nga salla. Edhe Ministria e Jashtme në Athinë reagoi duke deklaruar më vonë, se qëndrimi i presidentes së re të vendit rrezikon marrëdhëniet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kërkoi nga vendi të respektojë marrëveshjet e arritura, nëse do të mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE. Fituesit e rinj të zgjedhjeve duan të përdorin emrin e vjetër.

Gordana Siljanovska-Davkova fitoi qartësisht të mërkurën zgjedhjet presidenciale si kandidate e partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE kundrejt kandidatit socialdemokrat atëherë në detyrë, Stevo Pendarovski. Në zgjedhjet parlamentare VMRO u zgjodh po ashtu forca më e fuqishme parlamentare, e me gjasë kreu i partisë, Hristijan Mickoski do të formojë qeverinë e re. Si presidentja e re, Gordana Siljanovska-Davkova edhe politikanë të VMRO kishin bërë të ditur në zgjedhje, se nuk do të përdornin më emrin e ri zyrtar të vendit por atë të dikurshmin Maqedoni.

Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2027 socialdemokratët qeverisës arritën një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit./ DW

Lajmet Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>