Maqedonci: Serbia vazhdon të jetë autokratike, ajo mban lidhje me Rusinë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se rezoluta duhet të votohet, jo vetëm për gjenocidin që Serbia ka kryer në Bosnjë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

“Vuçiqi dhe politika serbe me vite të tëra janë krah Rusisë, dhe njëkohësisht proklamojë se janë të interesuar për integrimin në BE. Në vetvete Serbia vazhdon të jetë autokratike dhe vazhdon lidhjet me Federatën Ruse, në të njëjtën kohë pretendon se synon BE-në”, tha ai.

Sipas Maqedoncit, Vuçiqi, krahas zhvillimeve të luftës Rusi – Ukrainë, pret një rezultat për të marrë qartë anë. “Nuk përjashtohet asgjë (sulm) derisa në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, Kosova mbetet pjesë e saj, derisa nuk e njeh si shtet të pavarur, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kur Vuçiqi ta shohë të favorshme”.

“Rezoluta në OKB duhet të votohet, jo vetëm për faktin e gjenocidit që është zhvilluar në Bosnjë, por se serbët kanë zhvilluar gjenocid edhe në Kosovë, ku janë mijëra civilë të vrarë vetëm ose kanë pasur një përkatësi tjetër etnike nga ajo e serbëve”, tha Maqedonci në EuronewsAlbania.

Lajmet Maqedonci: Serbia vazhdon të jetë autokratike, ajo mban lidhje me Rusinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>