Maqedonci: Republika e Turqisë do të investojnë në ndërtimin e fabrikës së municionit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se ndërtimi i sistemit të industrisë ka qenë njëra ndër fokuset së bashku me aleatët dhe partnerët e Kosovës.

Maqedonci tutje inkurajon që të gjithë biznismenët që të investojnë edhe në aspektin privat në ndërtimin e kapaciteteve të prodhimit për municion.

“Kryeministri ka pasur shum aktivitete, normalisht që kjo nuk fillon tani kjo ka filluar 2/3 vitet e parë, të gjitha këto diskutime rreth industrisë së mbrojtjes kanë filluar më parë, e thash se ne kemi bërë shum punë gjatë këtyre katër viteve dhe njëra prej punëve që e kemi pasur fokus ka qenë edhe ndërtimi i sistemit të industrisë së mbrojtjes deri më tani kemi pasur kontakte dhe në vazhdimësi jemi kordinuar me aleatët dhe partnerët tanë për të filluar furnizimet për të filluar punën për industrinë e mbrojtjes me të gjithë partnerët në aspektin e fabrikës së municionit jemi në kordinim me Republikën e Turqisë më saktësisht me Ministrinë e Mbrotjes të cilët bashkë me ne do të investojnë në ndërtimin e kësaj fabrike që mendohet të jetë fabrikë shtetërore e prodhimit të municionit”, tha ministri Maqedonci.

“Normalisht që nga këtu inkurajoj që të gjithë biznismenët dhe ata të cilët janë të interesuar që të investojnë edhe në aspektin privat në ndërimin e kapaciteteve të prodhimit që ta bëjnë këtë duke pasur parasysh nevojnë që nuk ka jo vetëm vendi ynë, por nevojë ka edhe gjithë bota në veqanti vendet tona partnere për municion dhe nevoja të armatimit të cilat tani janë të mangëta”, tha Maqedonci në ”Click” të RTV21 /21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker