Maqedonci e pret me ceremoni shtetërore homologun gjerman, Pistorius

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ceremoni zyrtare të shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, ka pritur në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, i cili është shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Pas kësaj ceremonie ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse janë duke mbajtur takimin bilateral.

Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre.

Lajmet Maqedonci e pret me ceremoni shtetërore homologun gjerman, Pistorius >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>