Maqedonci: Afrim Bunjaku u shndërrua në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se rreshteri i Policië së Kosovës, Afrim Bunjaku, do të mbetet përgjithmonë në memorien e popullit, duke u shprehur se ai u shndërrua në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë.

Maqedonci ka shkruar në Facebook të martën se figura e Bunjakut s’do të vdesë kurrë “e mirënjohja për të do të jetojë bashkë me popullin”.

Ministri i Mbrojtjes ka bërë homazhe te varri i Bunjakut, në njëvjetorin e vrasjes së tij nga grupe të armatosura serbe.

“Sot një vit më parë ra heroikisht në krye të detyrës Rreshter Afrimi Bunjaku. Heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë. Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës. Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e shkëputjes fizike nga jeta të Rreshter Afrimit, së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë”, thuhet në shkrimin e tij.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker