Mandl kandidon edhe për një mandat në PE, shqiptarët mobilizohen për ta ndihmuar

Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Miku i Kosovës, ishte zëri kryesor në këtë institucion evropian.

Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve, e po ashtu tashmë është duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.

Për të mbështetur austriakun në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë, shkruan Klani.

Ky event mbështetet nga Shoqata “17 shkurti”.

Lajmet Mandl kandidon edhe për një mandat në PE, shqiptarët mobilizohen për ta ndihmuar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>