Mandati i Olta Xhaçkës, përplasen pushteti me opozitën

Ka nisur me përplasje mbledhja e Këshillit të Mandateve në lidhje me shqyrtimin e çështjes për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka bërë me dije se Këshilli i legjislacionit ka marrë në shqyrtim vendimin e Kushtetueses, e cila vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendonte se Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

“Këshilli legjislacioni mori në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet të bëjmë një raport i cili më pas i kalon seancës plenare për miratim”, tha Nikolla.

Ndërsa demokrati Gazment Bardhi u shpreh se grupi i PD-së dënon bllokimin prej 1 viti e 3 muaj të çështjes së mandatit të Xhaçkës.

Bardhi akuzoi mazhorancën se i ka dhënë mbrojtje politike deputetes Xhaçka.

“Grupi PD dënon bllokimin prej 1 viti dhe 3 muaj të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të janarit 2023, duhej të kërkonit ndjesë që u shty vendimmarrja për mandatin parlamentar të ish-Ministres. Ne e kemi ngritur si çështje që në qershor 2022. Në prill 2024 po mblidhemi për vendim. Kushtetuta ishte e qarte. Nëse ka mocion të 1/10 së deputeteve s’mund të vonohet. Pas 3 kërkesave të opozitës vendosët respektimin e Kushtetutës. Nga korriku të mblidhesh në prill për të shqyrtuar vendim e Gjykatës Kushtetuese dëshmon se ju i dhatë mbrojtje politike deputetes Olta Xhaçka”, tha Bardhi.

Duke i kujtuar Bardhit problemet e tyre të brendshme partiake, Nikolla tha se PS nuk mund të mblidhej në mënyrë të njëanshme, pasi protesta e demokratëve ishte zhvendosur në Kuvend.

“Është zbatuar rregullorja. S’mund te mblidheshim ne mënyrë te njëanshme për vendimmarrje, për shkak te qëndrimit qe ju keni patur me Kuvendin”, u shpreh ajo.

Lajmet Mandati i Olta Xhaçkës, përplasen pushteti me opozitën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>