Manaj, Broja dhe Hoxha nga minuta e parë! Silvinjo surprizon në mesfushë

Shqipëria do të zbresë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” për tu përballur ne Anrdorën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026-të.
Ndryshe nga sfida me Anglinë tre ditë më parë, trajneri Silvinjo ka ardhur me ndyrshime të mëdha në këtë sfidë, duke hedhur që nga minuta e parë në fushë Armando Brojën, Rei Manajn dhe Arbër Hoxhën.
Silvvinjo ka vendosur që ta nisë me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje nuk ka ndryshim, ku do të luajnë sërish Aliji, Ajeti, Gjimshiti dhe Balliu.
Ndërkohë në mesfushë ka suprizuar me hedhjen në fushë nga minuta e parë Juljan Shehu i cili vjen nga kampionati polak, ndërsa krah tij janë Laçi dhe Asllani.