Man City e mposht Nottingham Forest dhe kalon në finale të FA Cup

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës FA të Anglisë në “Wembley”, Manchester City mposhti skuadrën Nottingham Forest me rezultat 2:0.
Kampioni aktual i Anglisë dhe Nottingham Forest, të cilët kanë qenë një surprizë e këndshme këtë sezon, kanë luftuar për vendet që sigurojnë Ligën e Kampionëve.
City kaloi në epërsi në minutën e dytë, me golin e Rico Lewis që shënoi pas asistimit të kroatit Mateo Kovaçiq.
Në pjesën e dytë, lojtarët e Manchester Cityt vazhduan të dominojnë dhe në minutën e 51-të kroati Joshko Gvardiol dyfishoi epërsinë.
Për Cityn, finalja e FA Cup do të jetë një shans për trofeun e tyre të vetëm këtë sezon, pasi ata kanë performuar nën pritjet në garat e tjera.
Në finale, City do të takohet me Crystal Palace, i cili dje eliminoi Aston Villa me rezultat 3:0.