Maloku: Kurti po tregohet egoist sepse po e kërkon i vetëm pushtetin

Politologu, Albinot Maloku, në një bisedë për rtv21 vlerëson  se asnjëherë në praktikat e Kuvendit nuk ka pasur një kandidat konsensual për kryeparlamentar. Sipas tij, kryetari i Kuvendit rrjedh si shkak i numrave, fuqisë së një subjekti politik ose si partneritet koalicioni ku si për rrjedhojë ndahen pushtetet.

‘’Një subjekti të caktuar i takon kryetari i Kuvendit, një tjetrit kryeministri ose presidenti. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kërkimin e një kandidati konsensual, por kemi të bëjmë me kërkimin e një kandati që rrjedhë nga koalicioni. Cdo tentativë që të ndërrohet emri i kandidatit brenda 48 deputetëve të LVV-së  gjithësesi me të drejtë mund të mos jetë i pranuar për të mos e votuar nga subjektet e tjera politike.  Problemi ka qenë tek kryetari i LVV-së  i cili me egoizmin e vet dëshiron që të ketë i vetëm pushtetin, duke përfshirë legjislativin dhe ekzekutivin, por nuk i ka numrat”, tha ai./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker