Mallorca pa Vedat Muriqin e skuqur fiton në udhëtim

utbollistët e Getafe kanë pësuar sot humbje nga Mallorca në kuadër të xhiros 19 të La Ligës.
Vedat Muriqi mungoi pasi u ndëshkua me karton të kuq direkt ndeshjen e kaluar.
Mallorca arriti fitoren e nëntë këtë edicion me golin e Cyle Larin nga penalltia në minutën e 53-të.
Pas kësaj fitoreje, ekipi i futbollistit të njohur nga Kosova renditet e pesta në tabelë me 30 pikë, ndërsa Getafe e 16-ta me 16, por një ndeshje më pak.
Sot zhvillohen edhe tri ndeshje: Celta Vigo – Real Sociedad, Osasuna – Athletic Club dhe derbi i madh për vendin e parë Barcelona-Atletico Madrid. Të dyja këto skuadra kanë në krye të tabelës nga 38 pikë, por madrilenët kanë një ndeshje më pak.
Nesër në programin e ditës janë takimet Valencia – Deportivo Alaves, Real Madrid-Sevilla, Las Palmas-Espanyol, Leganes – Villarreal dhe Real Betis – Rayo Vallecano.