Malishevë, Nderohet heroi kombit Ibrahim Mazreku

Komuna e Malishevës njofton se sot nën organizmin e ShFMU “Ibrahim Mazreku”, është shënuar 54-vjetori i lindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, zyrtar tjetër komunal, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, stafi i kësaj shkolle dhe familjarë, kanë bërë nderime te busti i Ibrahim Mazrekut, në oborrin e shkollës, e cila mbanë emrin e heroit.

E kryetari, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, tha se “ne si qeveri komunale, brenda fushëveprimit tonë, do të punojmë fuqishëm në realizimin e amanetit të dëshmorëve”.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se në kuadër të shënimit të datëlindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, në sallën e kuvendit mbahet edhe një orë letrare dhe përurim i veprës Vëzhgime Gjuhësore, me autor, Hamdi. R Mazreku. /Kosova.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>