Malisheva e fiton betejën e madhe për ekzistencë ndaj Trepçës ’89

FC Malisheva i është gëzuar fitores ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Vetëm një gola u realizua në stadiumin “Liman Gegaj”, ku skuadra nikoqire siguroi fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Bleart Tolaj ishte realizuesi i vetëm në këtë takim duke shënuar golin me vlerën tri pikë (32’).

Me këtë triumf, Malisheva qëndron në pozitën e shtatë me 39 pikë dhe ka bërë një hap të rëndësishëm në garën për mbijetesë.

Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita ka pesë pikë më pak.

Lajmet Malisheva e fiton betejën e madhe për ekzistencë ndaj Trepçës ’89 >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!