Mali: Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë lidhur me shpalljen e pranimit të Kosovës në KiE

Ministri i Financave të Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë mëngjesin e sotëm se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë lidhur me shpalljen e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali për televizionin Happy, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që të mos ndodhë kjo pritje.

Sipas tij, Serbia është nën presion që, siç vlerësoi ai, “nuk ka qenë kurrë më i madh”.

Siç tha ai, ka probleme të shumta në rajon, përfshirë Bosnje-Hercegovinën dhe Republikën Srpska, situata në Kosovë, çështja e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë është një kërcënim i madh. /Danas

Lajmet Mali: Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë lidhur me shpalljen e pranimit të Kosovës në KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>