Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Me vendim të Qeverisë së Malajzisë, qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.
“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona,” deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë Donika Gërvalla./21Media