Mala: Është gabim t’i jepet ngjyrim etnik aseteve të trashëgimisë kulturore

Historiani i njohur, Muhamet Mala, sot ka folur për historinë e Manastirit të Deçanit.

Ai tha se është gabim t’i jepet ngjyrim etnik aseteve të trashëgimisë kulturore, pasi sipas tij nëse secila etni merr nga një pjesë të identitetit atëherë çka i mbet shtetit të Kosovës.

“Manastiri i Deçanit, në aspektin tash si shtet i Kosovës, i takon shtetit të Kosovës. Madje edhe UNESCO trashëgiminë kulturore e liston në baza shtetërore jo në baza nacionale. Ne kemi lejuar që nga fillimi që këto të trajtohen si monumente kishtare serbe ortodokse, ky parim është i gabueshëm sepse Kosova në aspektin e trashëgimisë kulturore historike është heterogjene dhe nëse secilës ia jepim ngjyrimin etnik qysh ka ndodh me këto kisha, atëherë çka do të ndodhë, secila etni do të marrë nga një pjesë e identitetit dhe çfarë po i mbet mandej Kosovës?”, tha Mala, transmeton T7.

Lajmet Mala: Është gabim t’i jepet ngjyrim etnik aseteve të trashëgimisë kulturore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>