Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar paksa tani

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Në një takim që dyshja zhvilluan me studentë të Universitetit të Lozanës (UNIL), mes shumë temave, u fol edhe për Kosovën, sipas “24heures”.

Nga audienca, Macroni pati një pyetje për tensionet në vendin tonë.

“Janë qetësuar paksa tani”, tha ai.

Ai tha se shpreson që liderët e dy vendeve, Kurti dhe Vuçiqi, të pranojnë planin e hartuar.

Megjithatë, presidenti francez frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macroni.

Gjatë kohës sa po mbahej ky takim, para ndërtesës u zhvillua një protestë pro-palestineze.

Policia bllokoi turmën.

Lajmet Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar paksa tani >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>