Macron: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, kusht thelbësor për integrimin e dy shteteve në BE

Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për integrimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
“Folëm edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e përkushtuar për këtë. Është kusht thelbësor për integrimin e tyre evropian”, ka shkruar Macron në llogarinë e tij në platformën “x”.