Macron gjen kryeministrin
Kriza politike në Francë po shkon drejt përfundimit.
Presidenti Emmanuel Macron emëroi Michel Barnier në postin e kryeministrit.
Njoftimi e bëri pallati presidencial.
“Ky emërim vjen pas një raundi konsultimesh.
Konform Kushtetutës, presidenti ka siguruar se kryeministri dhe qeveria e re do të respektojnë kushtet për stabilitet politik dhe do të mundësojë krijimin e një koalicioni të gjerë”, lexohet në deklaratë.
73-vjeçari Barnier është i njohur në arenën ndërkombëtare pasi ka udhëhequr negociatat për Brexit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për 5 vite.
Përpara ndërmjetësimit të divorcit, politikani konservator, pro europian, ka mbajtur role të ndryshme në qeverinë franceze dhe ka shërbyer si komisioner i BE-së.
Fronti i Ri Popullor, që fitoi zgjedhjet e fundit, nuk e priti mirë këtë vendim.
“Zgjedhjet janë vjedhur”, tha lideri Zhan Luk Melensho dhe ftoi qytetarët për manifestim masiv më 7 tetor.
Lajmet Macron gjen kryeministrin >> Rahoveci INFO.