“Ma mirë”, Bedri Hamza shpalos sloganin e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Ma mirë” është thirrja me të cilën Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur fushatën .
“Nëse ka një mesazh që dua ta merrni të gjithë ju nga kjo konventë, është bindja jonë se Kosova mundet ma mirë. Ky është edhe slogani i fushatës sonë “Kosova mundet ma mirë”. Ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë. Ndërsa, unë si kryeministër ju siguroj se do ta bëj këtë”, ka thënë Bedri Hamza.
“Ne të gjithë mund të bëhemi më të mirë në shumë mënyra. Mund të bëhemi zyrtarë më të mirë, punëtorë më të mirë, punëdhënës më të mirë, mësues më të mirë, prindër më të mirë, studentë më të mirë. Dua që të gjithë ju të besoni se Kosovën mund ta bëjmë ma të mirë”, ka shtuar ai.
Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me Hamzën kryeministër ndryshimi nga qeverisja aktuale do të vërehet në secilën fushë.