LVV po bllokon mbarvajten e punës së Kuvendit, opozita kritike
Shumica parlamentare, së cilës i ka mbetur edhe pak kohë deri në zgjedhje, u shquasë fundmi me bojktotim të tri seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita. Kontributi i pushtetit për të krijuar një situatë jo të zakonshme në Kuvendi, natyrisht që hasi në reagime të ashpra. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se ky është njëri nga gabimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne po thrrasim seanca për të debatu sa i përket keqpërdorimeve të qeverisë Kurti. Lëvizja Vetëvendosje nuk po ka guxim me u ballafaqu me realitetin dhe me të vërtetën e cila do të prezantohet në Kuvend. Nëse do të ishin të gatshëm atëherë do të nxirrnim një konkluzion të duhur”, tha Haliti.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nëprmjet deputetit, Armend Zemaj, e akuzon pushtetin për këtë qëndrim bllokues në në Parlament.
“Kjo është mosrespektim i vullnetit të qytetarëve, mosrespektim i kushtetutës së Kosovës sepse edhe seancat e jashtëzakonshme janë instrument kushtetues dhe e treta është devalvu Kuvendi i Kosovës, ka 8 muaj që ska legjislacion, ska rend të ditës, ska pjesmarrje, ska shumicë parlamentare”, tha Zemaj.
Pasi ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje, Eman Rrahmani, bojkotin e seancave nga ish partia e tij quan të dëmshme për demokracinë parlamentare.
“Unë edhe pse kam qenë pjesë e pozitës kam marrë pjesë gjithmonëë dhe mendoj që në demokracinë parlamentare është obligative pjesmarrja sidomos e pozitës. Është shumë e natyrshme mos me u pajtu pozita e opozita mirëpo ato çështje duhet të diskutohen dhe të jenë prezent të gjithë deputetët”, tha Rrahmani.
Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje këtyre ditëve bëri të ditur se do të bojkotojë secilën nismë të opozitës, pasi sipas saj, opozita po bën vetëm propagandë./RTV21/21Media