LVV: KQZ-ja shkeli ligjin me rastin e ndarjes së numrit për Listën Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ-ja në hedhjen e shiritit e ka përfshirë edhe Listën Serbe, ndaj certifikimit të së cilës, LVV ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se me këtë gjë KQZ-ja e ka shkelur ligjin.

“KQZ- shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP- kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e listës serbe. Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. KQZ ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së”, ka shkruar Sallahu në Facebook.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker