LVV-ja thyen heshtjen për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radojçiqin

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, ka thyer heshtjen e partisë së tij për audio-incizmin e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojçiq.

Ai ka thënë se trashëgimia e tyre (pushtetet e kaluara) nuk bëhet dot mëkat i Vetëvendosjes.

“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me neve Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Manxhuka.

“Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë, dhe ku janë sot”, ka shtuar tutje Manxhuka.

Lajmet LVV-ja thyen heshtjen për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radojçiqin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>