​LVV e konsideron të papranueshëm ndërrimin e emrit të Haxhiut për kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje, e konsideron të papranueshme ndërrimin e emrit të Albulena Haxhiut e cila është propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Legjitimiteti i Albulena Haxhiut që të jetë kryetare është i pa kontestueshëm sipas deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Ajo shtoi se Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9-shkurtit.

“Lehtësia me të cilën që po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates është i papranueshëm nga ne…Legjitimiteti i Albulena Haxhiut që të jetë kryetare është i pa kontestueshëm”, tha Kusari-Lila.

Kusari: Haxhiu ka legjitimitet për të qenë kryetare e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se opozita është e pa interesuar që të zhbllokojë procesin.

Murati nuk tregoi nëse do ftohen partitë politike për diskutim, veçse tha se kryesuesi i seancës konsitutive, Avni Dehari mund t’i ftojë përsëri.

“Ka disa kundërthënie, disa paradokse në lidhje me sjelljen e deputetëve të opozitës. Janë totalisht të pa interesuar që të zhbllokojnë procesin”, u shpreh ai.

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Ndërsa edhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit, tha se kjo nuk është duke u bërë në mënyrë të qëllimshme.

Ai u shpreh se opozita duhet ta respektoj kushtetutën dhe ta votoj kandidaten.

“Asgjë këtu nuk ka të qëllimshme. Ne kemi treguar kë e kemi kandidat. Duhet që edhe opozita ta respektoj kushtetutën dhe ta votojnë kandidaten”, deklaroi Bajqinovci.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë sërish votat për kryetare të Kuvendit.

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker