Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e partisë më të vjetër në vend edhe për katër vjet.

Delegatët e LDK-së unanimisht votuan që Abixhiku ta drejtojë edhe më tutje partinë. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të partisë në këto zgjedhje të brendshme.

Lajmet Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së >> Rahoveci INFO.