Lulzim Hetemi beson se votimi i 21 prillit do të dështojë

Lulzim Hetemi beson se edhe pas votimit të 21 prillit do të jetë kryetar i Leposaviqit. Në një intervistë për Dukagjinin, Hetemi ka thënë se ka informacione se Lista Serbe po punon që t’i bindë serbët të marrin pjesë në votim, e në anën tjetër publikisht bëhen kinse e kanë bojkotuar procesin.

Në anën tjetër përfaqësues komunal nga Mitrovica Veriore besojnë se bojkoti mund të prodhojë rebelim dhe incidente në javët në vazhdim

Më 26 maj në zyrën e kryetarit, Lulzim Hetemi kishte hyrë në mënyrë jo fort të zakonshme.

Edhe më 21 prill për largimin e tij vendos votimi, përsëri situatë e pazakontë.

Ani pse Lista Serbe po e bojkoton procesin sipas të cilit qytetarët do të zgjedhin nëse janë për largimin e kryetarëve, Hetemi thotë se ata po punojnë fuqishëm në terren që t’i shkarkojnë katër kryetarët e komunave veriore.

“Sipas të gjitha gjasave këta flasin ndryshe veprojnë ndryshe, në terren këta janë të aktivizuar ne kemi edhe informata të sakta që qytetarët që punojnë në shëndetësi, arsim, i thërrasin ua marrin letërnjoftimet edhe gjoja se iu kanë thënë se ne duhet me e provu por nuk kemi shanse”, thotë Lulzim Hetemi, Kryetar i Leposaviqit.

Hetemi është kryetar shqiptar në komunën me shumicë serbe, dhe beson se kështu do të mbetet deri në fund të mandatit.

“Nëse nuk intervenon direkt Serbia organizon diçka në Republikën e Kosovës në qytetin e Leposaviqit nuk besoj që kalon, nëse po atëherë diçka tjetër është.”

Kryetari që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, beson se Lista Serbe përkundër se mund të synojë pakënaqësi ose rebelim, serbët lokalë nuk do t’i shërbejnë tensioneve.

Por, mendim ndryshe ka Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, i cili nuk e përjashton mundësinë që të ketë incidente.

“Nuk besoj në atë mënyrë por mënyrat janë të ndryshme përmes kërcënimeve që mundem me bo sepse ata ende ekzistojnë në pjesën veriore. (a ekziston mundësia për incidente). Po po sigurisht, sepse ata po e bojkotojnë procesin ata që e kanë inicuar peticionin për largimin e kryetarit kurse tash po thërrasin për bojkot. Edhe vetë komuniteti serb nuk din se si me vepru”, tha Nexhat Ugljanin, Kryesues i Kuvendit – Mitrovicë Veriore.

Edhe Ugljanin është i bindur se pamundësia për të vjedhur vota, dhe humbja e përkrahjes te serbët lokalë janë disa nga arsyet e bojkotit nga Lista Serbe.

Lajmet Lulzim Hetemi beson se votimi i 21 prillit do të dështojë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>