Luis Hasa nënshkruan me Napolin

Luis Hasa do të jetë përforcimi i parë i Napolit në merkaton e dimrit. Fantazisti me origjinë shqiptare gjatë merkatos së verës kaloi nga Juventus te Leçe, por aventura e tij zgjati shumë pak.
Mediat italiane bëjnë me dije se 21-vjeçari Hasa do të luajë për Napolin, duke konfirmuar se ai i ka kaluar vizitat mjekësore dhe se tashmë do t’i duhet të bindë trajnerin Antoini Conte për të fituar minuta në fushë.
Shifrat e sakta të transferimit nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se Napoli do të paguajë rreth 500 mijë euro, ndërsa Leçe do të ketë 30% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen.