Luginasit, në kërkim të koalicionit

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë afat deri më 15 janar për të gjetur kompromis për kryetarin e kryesinë e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pas zgjedhjeve që u mbajtën më 13 nëntor.

Ish-kryetari i këtij organi, Ragmi Mustafa, që fitoi 5 nga 15 mandate është optimist se do bëjë ndonjë koalicion, njofton Klankosova.tv.

Të hapur për bisedime janë edhe Partia Demokratike me dy mandate që janë pro një koalicioni më të gjerë. E dikush që njeh zhvillimet atje thotë se këtë çështje meriton vëmendje edhe të institucioneve në Prishtinë e Tiranë.

E Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim që po ashtu ka 5 mandate tha se do bisedojë në vijim me partitë më të vogla për të parë mundësitë e bashkëpunimit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!