“Lufta mes Izraelit dhe Libanit të shmanget me çdo kusht”, kreu i OKB apelon për armëpushim në Lindjen e Mesme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh “jashtëzakonisht i shqetësuar me përshkallëzimin e konfliktit në Liban”, thuhet në një deklaratë nga zëdhënësi i tij.
Guterres apelon për një armëpushim të menjëhershëm dhe tha se një “luftë e gjithanshme” në rajon duhet të shmanget me çdo kusht.
“Duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit”, shton deklarata.
Më herët, Guterres i tha kryeministrit të Libanit se OKB-ja është “mobilizuar për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë në vend”, thuhet në deklaratë.
BE-ja ka rinovuar thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell tha në një postim në X se ndërhyrja e mëtejshme ushtarake do të “përkeqësonte në mënyrë dramatike” situatën.
Lajmet “Lufta mes Izraelit dhe Libanit të shmanget me çdo kusht”, kreu i OKB apelon për armëpushim në Lindjen e Mesme >> Rahoveci INFO.