Lopët dëgjojnë muzikë të Taynes, fermerja tregon arsyen
Një ferme nga fshati Saponicë e Kaçanikut, lopët dëgjojnë muzikë të Taynes, fermerja tregon arsyen
“Muzika tek lopët është shkaku që lopët qetësohen dhe qumështin e prodhojnë më mirë dhe më qetë”, tregon ajo.
Por të gjithë jemi kureshtarë ta dimë se sa litra qumësht grumbullojnë këto lopë të cilat i ka fermerja nga Saponica e Kaçanikut.
“Grumbullojmë 120 litra qumësht, brenda ditës prodhojna”, thekson ajo. Sa i përket çmimeve të bylmetit nga kjo fermë, fermerja tha se çmimi i litrës së qumështi ka çmimin 80 cent, ndërsa kg i djathit 7 euro. “Çmimi i litrës së qumshit është 80 cent, kilogrami i djathit është 7 euro”, bënë të ditur ajo. Ajo tutje tregon procesin e përgaditjes së djathit dhe kualitetit e tij. “Kualiteti i këtij djathi është se ne mazën nuk e hjekim dhe e zhiejmë qumështin derisa të ndanë ujin”, tregon ajo.
Kjo fermere kujton kohën kur ka ushqyer ushtarët e vendin tonë me ushqim dhe bylmet. Ku ndër të tjera ajo thotë se në atë kohë më së shumti kanë pasur bylmet në shtëpi.
“Çfarë kemi pasur në shtëpi i kemi ndihmu ushtarëve dhe ushqim. Në atë kohë më së shumti kemi pasur bylmet dhe ju kemi kthy ushtarëve bukë, dhe i kemi ndihmu çfarë kanë pasur nevojë ata”, përfundoi ajo./21Media