Lojtari shqiptar i bashkohet ekipit të Rashicës

Ernest Muçi do të transferohet në Turqi tek Besiktas.

Është vetë klubi turk që ka publikuar në rrjetet sociale një video nga momentet më të mira të Muçit në Poloni ku luajti me Legian e Varshavës.

Madje, Besiktas shpërndau pamje nga avioni privat ku po udhëton Muçi drejt Stambollit e ku pritet të mbërrijë në aeroport shumë shpejt.

“Avioni që po mban transferimin tonë të ri”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Kujtojmë se sot mbyllet merkatoja e dimrit në Turqi.

22-vjeçari shqiptar u transferua në Varshavë nga Tirana në vitin 2021. Ai mund të luajë si mesfushor, në krahët e sulmit dhe qendër sulmues.

Teksa luante me bardheblutë e Tiranës ai ka shënuar 20 herë nga 54 ndeshje zyrtare. Ndërkohë në Varshavë ka shënuar 21 gola nga 114 ndeshje të luajtura me Legian.

Lajmet Lojtari shqiptar i bashkohet ekipit të Rashicës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>