Lojtarët e Kombëtares vazhdojnë shkëlqimin

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin mars ndaj Kilit dhe Suedisë.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga grumbullimi i parë për këtë vit, legjionarët kuqezi vijojnë të dërgojnë sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo.

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionatin turk, pasi shënoi në sfidën Pendikspor-Konyaspor, që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 0-2.

Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të falë një penalltie që e shndërroi në gol. K

y realizim ishte historik për Cikalleshin pasi u bë lojtari i huaj me më shumë gola (27) në historinë e Konyaspor.

Edhe Armando Sadiku gjeti rrugën e rrjetës në kampionat, teksa realizoi golin e tretë për skuadrën e tij Mohun Bagan në fitoren 3-0 ndaj Jamshedpur.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të dhe vulosi fitoren e Mohun Bagan me golin e tij.

Një paraqitje fantastike këtë fundjavë zhvilloi edhe Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shënoi një gol shumë të bukur në barazimin e skuadrës së tij Cluj 1-1 ndaj Farul Constanta.

Ajeti e nisi si titullar dhe përveç golit, bëri një paraqitje shumë të mirë duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes me notën 8.3, nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Goli këtë fundjavë erdhi edhe nga sulmuesi i shpresave, Cristian Shpendi i cili realizoi në sfidën Cesena-Entella.

Golashënuesi më i mirë i kampionatit në Serinë C italiane, realizoi golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij 4-0. Sulmuesi kuqezi tani numëron 17-të gola në kampionat.

Lajmet Lojtarët e Kombëtares vazhdojnë shkëlqimin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>