Lojtarët e kombëtares në formë, gola nga Cikalleshi, Uzuni dhe Manaj, Gjimshiti e Broja japin asiste

Legjionarët kuqezi po gëzojnë një formë fantastike para grumbullimit të parë për këtë vit me Kombëtaren. Edhe në javën që lam pas, futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë shkëlqyer me klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola e asiste.

Myrto Uzuni zhvilloi një ndeshje fantastike me Granadën në takimin ndaj Real Sociedad. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola që në fraksionin e parë.

Fillimisht në minutën e 21-të falë një penalltie, e më pas në minutat shtesë të pjesës së parë (45+3) duke i dhënë sërish avantazhin Granadës. Në fund sfidën e fitoi Real Sociedad 3-2, ndërsa Uzuni u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.1 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Dy gola realizoi edhe Sokol Cikalleshi në sfidën e Konyaspor ndaj Adana Demirspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të dhe gjeti rrugën e rrjetës sërish nga 11 metrat, në minutën e 45-të. Në fund takimi u mbyll në barazim 2-2 dhe Sokol Cikalleshi u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.3 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Në kampionatin turk shënoi edhe Rey Manaj. Sulmuesi kuqezi realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit dhe ky ishte goli i 15-të në kampionat me fanellën e Sivasspor.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti zhvilloi një paraqitje fantastike në takimin ndaj Juventusit. Qendërmbrojtësi kuqezi dhuroi asistin e golit të barazimit të shënuar nga Koopmeiners në minutën e 75-të. Në fund të sfidës, Gjimshiti u vlerësua si lojtari më i mirë në prapavijën e Atalantës me notën 7.3 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Protagonist këtë javë ishte edhe Armando Broja në Premier Legue, teksa dha një asist në sfidën e Fulham ndaj Wolves.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 80-të kur rezultati ishte 2-0 për Wolves dhe në minutat shtesë Broja asistoi për Iwobi që ngushtoi diferencën.

Sulmuesi i shpresave Cristian Shpendi vijon të jetë i pandalshëm në Serinë C italiane, teksa shënoi dy gola në takimin ndaj Carrarese.

Në fund Cesena u mund 3-2, por kryson renditjen me 74 pikë, ndërsa Cristian Shpendi shkoi në kuotën e 19-të golave në kampionat.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani, Anis Mehmeti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Klaus Gjasula.

Lajmet Lojtarët e kombëtares në formë, gola nga Cikalleshi, Uzuni dhe Manaj, Gjimshiti e Broja japin asiste >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>