Lloga tregon bisedën me Taravarin: Ia thashë në sy, po ndjek itinerarin që i ka caktuar Mickoski

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga tregohet kritik ndaj liderit të partisë Arben Taravari.

ASH është përfshirë nga përplasjet javët lidhur me pozicionimin e saj në koalicione për zgjedhjet parlamentare të 8 Majit.

Arben Taravari ka marrë një vendim personal të cilin e ka komunikuar në rrjetet sociale nga ku deklaron se ASH do të shkojë në zgjedhje si pjesë e koalicionit opozitar shqiptar.

Mirëpo, nga ky koalicion të fituar pritet të jenë ata të VMRO, me kryetar Hristian Mickoski. Për këtë të fundit, numri dy i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga shprehet se është investuar për të përçarë shqiptarët, duke përdorur, siç akuzon, Arben Taravarin.

Fakt të cilin Lloga pranon se ia ka pohuar në sy Taravarit.

“Ia kam thënë lirshëm Taravarit, po ecim sipas itinerarit që ka caktuar Hristian Mickoski. Më vjen keq për këtë që po ndodh. Nuk e meriton opinioni publik shqiptar këtu dhe më gjerë që të ketë këtë trajtim lidhur me fatin e Aleancës se ku do të shkojë në zgjedhje dhe që të bëjë më të rëndë fatin e Aleancës brenda saj”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kujton betejat e dhimbshme në ASH dhe themeluesit të saj Ziadin Sela të cilin vetëm fati e shpëtoi nga vdekja prej huliganëve të VMRO në trazirat e prillit 2017, brenda në sallën e Kuvendit.

Po ashtu, Lloga sjell në vëmendje braktisjen që kanë bërë ASH-së në të kaluarën ata që sot e thërrasin në koalicion, Bilall Kasami e Izet Mexhiti.

Eshtë shumë më e dhimbshme për anëtarët e Aleancës se jemi njerëz që kemi kaluar bashkë shumë sfida. Që nga krijimi i Aleancës në 2014, nga ngjarjet e rënda kur në 27 prill 2017 kryetari jonë thuajse u gjet i vdekur në dyert e Parlamentit të Maqedonisë.

Kemi kaluar situata të rënda kur kemi qenë pjesë e shumë zhvillimeve të tjera politike kur na kanë braktisur këto partnerë koalicioni që sot na thërrasin ne në koalicion. Ka qenë shumë e rëndë kur detyruan Taravarin të ulet me Mickoskin dhe le Levicën vetëm për të bërë ndryushimin. Ka qenë vetëm një kryetar i një partie të sotme që ka 20 vite në pushtet, Izet Mexhiti që ka marrë 61-shin e asaj qeverie dhe ka thyer në besë Ziadin Selën dhe Arben Taravarin duke thënë se do të jem deputeti i 61 për të rrëzuar qeverinë.

Janë këta aktorë politikë që sot duan të përçajnë Aleancën, ta zhbëjnë atë. Por pjesë dërrmuese e anëtarëve të Aleancës mbeten në parti, një pjesë e vogël ndoshta do të udhëtojë drejt Bilall Kasamit e Izet Mexhitit, nëse kanë zgjedhur këtë rrugë suksese. Por të mos nxisin fjalor degjenerues në rrjetet sociale dhe as të baltosin njëri tjetrin”, tha Lloga duke shtuar se ka dënuar hedhjen e plumbit në banesën e Arben Taravarit, pavarësisht se siç tha ka të dhëna që është sajesë, por edhe incidentet e tjera me protagonistë vetë anëtarët e ASH.

Kam qenë unë i pari që e kam dënuar, është akt qyqar. Ka edhe referime mediatike që e ka vënë një njeri i afërt i tyre. E kanë dënuar të gjithë aktivistët e Aleancës“, theksoi ai.

Aleanca për Shqiptarët, shtoi më tej Lloga, ishte determinante në rrëzimin nga pushteti të Nikola Gruevskit dhe anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe:

Krenar Lloga: Taravari shkeli statutin dhe vendimin e Kryesisë, po shkon drejt humbjes së legjitimitetit

Lajmet Lloga tregon bisedën me Taravarin: Ia thashë në sy, po ndjek itinerarin që i ka caktuar Mickoski >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>