Lloga në Arabinë Saudite: Do kemi mbështetje me ekspertë dhe teknikë për digjitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga zhvilloi një vizitë pune në Arabinë Saudite ku ka patur takime me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Drejtësisë respektivisht homologun e tij, Waleed Mohammed Al Smani.

Në fokus të bisedës ka qenë reformimi i suksesshëm i sistemit të drejtësisë përmes grupeve dhe trupave të ngritura të punës, si dhe Strategjinë e miratuar së fundmi për drejtësi, sipas së cilës do të zhvillohet procesi i reformave.

“Në takim, e njoftova kolegun tim me të gjitha aktivitetet që ndërmerrim në kuadër të resorit, me qëllim të reformimit të suksesshëm të sistemit të drejtësisë përmes grupeve dhe trupave të ngritura të punës, si dhe Strategjinë e miratuar së fundmi për drejtësi, sipas së cilës do të zhvillohet procesi i reformave.

Mbretëria e Arabisë Saudite ka një nga dixhitalizimet më të zhvilluara në botë, gjë e cila dëshmohet me mbajtjen e më shumë se 90% të seancave online. Pikërisht për këtë theksova se është e një rëndësie të veçantë për RMV-në, si vend kandidat për anëtarësim në BE, që bashkëpunimi të fokusohet fillimisht në mbështetjen eksperte dhe teknike për digjiitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit”, shkruan ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Lajmet Lloga në Arabinë Saudite: Do kemi mbështetje me ekspertë dhe teknikë për digjitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>