Lloga ironizon Taravarin: Uroj t’i shërbejë sa më pak VMRO-DPMNE-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga nga punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të ASH ironizoi Arben Taravarin duke thënë se “aty ku është bashkuar sa më pak t’i shërbejë VMRO-DPMNE-së”.

Ai tha se i kishte kërkuar Taravarit që të kandidojë për President por ai kishte refuzuar.

Ndërsa sot, tha Lloga, Taravari ka pranuar ta kandidojë shtëpia e huaj, pasi refuzoi shtëpinë e tij.

Ne sot japim mesazhin prej këtij Kongresi se për shtëpinë tonë vendosim ne. Ja kemi thënë në një tavolinë kur kemi qenë me kryetarin se Kuvendi Qendron ka propozuar që ti Arben ose Ziadini t’i prini kësaj.

Jo tha e përjashtoj me çdo çmim. Po ka qenë para disa jave kur i kam thënë po kryetar kandidohu për president. Jo.

Një njeri që nuk pranon ta kandidojë shtëpia e vet si mund të pranojë ta kandidojnë shtëpitë e huaja. Ju uroj rrugëtim të mbarë andej ku kanë shkuar dhe më pak t’i shërbejnë VMRO-DPMNE-së”, tha Lloga.

Me 591 vota, Kongresi i jashtëzakonshëm i ASH i mbajtur sot në Shkup, e shkarkoi Arben Taravarin si kryetar të ASH-së.

Shkarkimi i tij erdhi pasi Arben Taravari  vazhdoi rrugën e tij me opozitën shqiptare duke mos dhënë llogari para partisë dhe kryesisë së partisë.

Nga ana tjetër, Arben Taravari ka shpallur kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut me opozitën shqiptare që tani quhet VLEN.

Lexo edhe:

Ziadin Sela rikthehet në krye të Aleancës për Shqiptarët, shkarkohet Arben Taravari

Lajmet Lloga ironizon Taravarin: Uroj t’i shërbejë sa më pak VMRO-DPMNE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>