Llapjani e bën për spital bashkëshorten e tij

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga fshati Bradash i komunës së Podujevës, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku pas një konflikti verbal, 37-vjeçari ka shpërthyer në sulm fizik ndaj viktimës duke e goditur në fytyrë.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka marrë lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësorë në spital. Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Policinë e Kosovës, ku më pas është intervistuar nga hetuesit në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka mohuar të ketë dhunuar apo të ketë kërcënuar bashkëshorten e tij.

Prokurori ka urdhëruar që ai të hetohet në liri për ‘Dhunë në familje’, ndërkohë që viktima ka shkuar në familjen e saj.

Lajmet Llapjani e bën për spital bashkëshorten e tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!