Lista Serbe: Shkuarja e Sveçlës në Bërnjak, provokim tjetër i Kurtit për përkeqësim të situatës

Shkuarja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Bërnjak është një provokim tjetër i Albin Kurtit dhe pasardhësve të tij me qëllim përshkallëzimin e situatës në terren, sipas Listës Serbe.

Sipas kësaj liste, Xhelal Sveçla e di shumë mirë se nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe nuk ka çfarë të kërkojë në ato rajone, shkruan Tanjug.

“Ne theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se ai është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me forcë, janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet në një deklaratë të Listës Serbe.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!